BallinaAtdheuKonflikti në Lindjen e Mesme- Rama komunikon online me ambasadorët e Shqipërisë...

Konflikti në Lindjen e Mesme- Rama komunikon online me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura

-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

Përgjatë komunikimit mes ambsadorëve, Ferit Hoxha i cili aktualisht shërben si ambasador i Shqipërisë në BE, dhe që pak ditë më parë u emërua ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, deklaroi se “e mira është që të mbajmë kontakte, t’i kemi të gjithë të regjistruar, të kenë mundësinë të kontaktojnë me ambasadën çdo orë sepse ne jemi ata që do t’i ndihmojmë ata dhe shërbimi publik shqiptar është jo vetëm në krye të detyrës por është absolutisht në më të mirën e vetes, në çdo moment kur është e nevojshme për të ndihmuar shtetasit tanë”, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“MENÇURIA SHQIPTARE”, VEPËR DINJITOZE

0
DYGJUHËSHE E AUTORIT TAJAR DOMI Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh Përmes dokumentimit të mendimit të urtë, në këtë vepër të karakterit enciklopedik shpërfaqet mënyra...