Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve njoftuese pas formimit të qeverisë së re. Me këtë rast, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë e Luksemburgut për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Bëhet e ditur se diskutimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJD-së.
Takimi konfirmon vullnetin e përbashkët për avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut në fusha me interes të ndërsjellë, transmeton rtk.




