Nga Dashnim HEBIBI
Në një kohë kur shpesh dëgjojmë lajme që zbehin besimin në shoqëri, një ngjarje e thjeshtë, por tejet domethënëse, rikthen shpresën dhe vlerat njerëzore.
Të premten, më 20 shkurt 2026, Prof. Dr. Xhavit Lipaj po udhëtonte nga Zurich drejt Prishtinë. Në nxitimin e nisjes, ai kishte harruar portofolin në portën e nisjes në Aeroporti i Cyrihut. Fillimisht mendoi se mund ta kishte lënë në zyrë, por shpejt e kuptoi se portofoli kishte humbur gjatë udhëtimit.
Të nesërmen, më 21 shkurt, ai mori një telefonatë të papritur. Një zë i sjellshëm e pyeti nëse i mungonte diçka. “Portofoli im”, u përgjigj profesori. Me qetësi dhe profesionalizëm, personi në anën tjetër të telefonit e njoftoi se portofoli ishte dorëzuar në polici në aeroport dhe se mund ta tërhiqte me rastin e kthimit.
Dje, në orën 12:00, Prof. Dr. Lipaj arriti ta marrë portofolin – të plotë, të paprekur dhe saktësisht ashtu siç e kishte lënë.
Kjo ngjarje nuk është thjesht një histori për një send të humbur e të gjetur. Ajo është dëshmi se institucione si Policia e Kantonit të Cyrihut nuk përfaqësojnë vetëm autoritetin dhe kontrollin, por edhe besimin, përgjegjësinë dhe humanizmin.
Në një botë ku shpesh dyshimi mbizotëron mbi besimin, ky veprim i thjeshtë por domethënës tregon se integriteti institucional dhe ndershmëria individuale vazhdojnë të jenë shtylla të forta të shoqërisë zvicerane.
Një falënderim i përzemërt shkon për Policinë e Kantonit të Cyrihut në Aeroport – ndihmësi dhe miku në kuptimin më të vërtetë të fjalës, transmeton helveticALforum.ch




