8.9 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Fitorja e shtatë radhazi, Interi nuk ndalet në Serinë A

Interi i Cristian Chivut ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Serie A, duke mposhtur Leçen 2-0 në transfertë.

Pas humbjes së mesjavës në Champions, trajneri Chivu bëri shtatë ndryshime në formacion, por zikaltërit dominuan që në fillim, ndonëse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura falë pritjeve të portierit Falcone.

Në pjesën e dytë, një gol i Dimarcos u anulua për pozicion jashtë loje të Thuram, duke detyruar trajnerin të ndërhynte me zëvendësime pas minutës së 60-të.

Ishte pikërisht i sapofuturi Henrikh Mkhitaryan ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 75-të, pas një asisti nga Dimarco. Pak minuta më vonë, Manuel Akanji vulosi fitoren me një goditje të fuqishme, sërish pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Dimarco.


Ky triumf e mban Interin në krye të klasifikimit, i shkëputur me 10 pikë nga Milani i vendit të dytë. Ndërkohë, Leçe mbetet në vendin e 17-të, vetëm tre pikë larg zonës së rrezikut, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB