1.6 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Jakup Krasniqi: Paraburgimi im dhe i krerëve të UÇK-së ishte i padrejtë

EKSKLUZIVE

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dhënë fjalën e tij të fundit para trupit gjykues në Hagë, duke e cilësuar të padrejtë paraburgimin e tij dhe të tre ish-krerëve të tjerë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Në një seancë të ngarkuar me emocione, Krasniqi, i cili mbante në qafë një kollare me shqiponjën dykrenare, e nisi fjalën e tij duke uruar qytetarët për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosova. Ai tha se para trupit gjykues qëndron jo si kriminel, siç përshkruhet në aktakuzë, por si një njeri i formuar në përpjekje për dinjitet njerëzor dhe liri.

“Qëndroj sot para jush jo si një kriminel që e përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit serb”, u shpreh ai.

- Reklama -

Krasniqi theksoi se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Sipas tij, mbi pesë vite paraburgim kanë qenë të panevojshme dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.

“Pas më shumë se pesë vitesh burgim të padrejtë, dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, më janë mohuar të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha e drejta për të jetuar në liri. Është mohuar e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, deklaroi ai.

Ish-kryeparlamentari shtoi se në total ka kaluar 16 vite të jetës në burg, duke theksuar se kjo sakrificë, sipas tij, lidhet me angazhimin për lirinë dhe pavarësinë e popullit të tij. “T’i kesh kaluar 16 nga 75 vite të jetës në burg dhe të jesh privuar nga ajri i lirisë nuk është diçka e vogël. Dalja ime publike më 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë”, theksoi ai.

- Advertisement -

Fjala e fundit e Krasniqit vjen në një moment të ndjeshëm për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një proces që vazhdon të përcillet me interes të madh nga opinioni publik në Kosovë dhe më gjerë, transmeton tel.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme