Libri KUJDESTARËT – PËRTEJ RRËMBIMIT i autores Dolores Cannon i gatshëm për lexuesin shqiptar
Çdo gjë që dihej më parë lidhur me rrëmbimet dhe vrojtimet
ishte vetëm maja e ajsbergut.
Përgatiti Dashnim HEBIBI
Të dashur dashamirës të librit, të fjalës së mirë dhe të veprave me peshë, letërsisë sonë i është shtuar edhe një botim shumë i rëndësishëm, i cili pritet të zgjojë interes të veçantë te të gjithë ata që dëshirojnë të zgjerojnë horizontin e dijes dhe të pasurojnë bibliotekën e tyre personale me vepra cilësore. Ky libër, për nga përmbajtja, rëndësia dhe kujdesi artistik i përkthimit, përbën një kontribut të çmuar në kulturën tonë letrare dhe është një ftesë e hapur për lexim të vëmendshëm e reflektues.
Autori i përkthimit, Jeton Arifi, është një personalitet që njihet për punën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në fushën e librit, duke u dalluar gjithmonë si njeri i veprave dhe jo i trumbetimeve.

Jeton Arifi
Ai ka kontribuar në mbi dhjetë libra si redaktor, ndërsa në shumë raste ka qenë edhe lektor profesional, duke ndihmuar në ngritjen e standardit gjuhësor dhe stilistik të botimeve të ndryshme. Përvoja e gjatë në këtë fushë e ka bërë atë një emër të besueshëm për lexuesit dhe botuesit njëkohësisht.
Kësaj radhe, ai vjen para publikut në rolin e përkthyesit, duke sjellë një vepër të përkthyer nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, të përshtatur me kujdes të veçantë artistik dhe gjuhësor, në mënyrë që lexuesi ta përjetojë tekstin sa më natyrshëm dhe sa më afër frymës origjinale. Z. Arifi njihet si njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, jo vetëm në aspekt sipërfaqësor, por në mënyrë të thelluar dhe profesionale, gjë që reflektohet qartë në cilësinë e përkthimit dhe në rrjedhshmërinë e gjuhës së përdorur.
Për lexuesit tanë sjellim ekskluzivisht këtë njoftim, duke ju bërë me dije se librin mund ta shkarkoni dhe ta lexoni shumë lehtë. Jemi të bindur se kjo vepër do të jetë një përvojë e vlefshme leximi, nga e cila do të përfitoni njohuri të reja, ide frymëzuese dhe këndvështrime të dobishme, dhe padyshim do t’ua rekomandoni edhe të tjerëve që ta lexojnë e ta ndajnë këtë përvojë me miqtë dhe dashamirësit e librit.
I konsideruar nga shumë njerëz si libri i parë i serisë së saj të famshme “Universi i Ndërlikuar”, puna e Dolores Cannon në regresionin hipnotik e ka çuar studimin përtej rrëmbimit. Dukuria, nga e thjeshta në komplekse, shpjegohet me shumë hollësi. Duke eksploruar fusha të paprekura nga studjues të tjerë, ajo e bën të pabesueshmen të kuptueshme dhe të pranueshme.

Ky rast studimor i akumuluar, që përfshin një periudhë prej dymbëdhjetë vjetësh, mbulon tema të tilla si:
Raste të kohës së munguar;
Fluturake nga dimensione dhe rrafshe tjera të ekzistencës;
Kohën e kondensuar dhe të shtrembëruar;
Bashkëpunimin dhe shkëmbimin midis jashtëtokësorëve dhe qeverisë (amerikane);
Qëllimet dhe vendndodhjet e implanteve në trupin e njeriut;
Kujtimet e fshehura;
Qeniet nga energjia e pastër dhe transformimi në gjendje fizike;
Transportimi i materies së ngurtë (solide) të qenieve njerëzore:
Astronautët e humbur;
Ndryshimet dhe funksionet e racave jashtëtokësore;
Arsyet për rrëmbim dhe projektet e ndryshme gjenetike.
Libri i parë i përkthyer në gjuhën shqipe nga kjo autore, tashmë në dispozicion të lexuesit shqiptar, është rezultat i punës së studjuesit të kësaj fushe, Jeton Arifi, i cili, në këtë projekt vjen si përkthyes zyrtar i angazhuar drejtpërdrejt nga Shtëpia Botuese ‘Ozark Mountain’ në Arkansas/ShBA.
Në përfundim, “Kujdestarët – Përtej Rrëmbimit” i autores Dolores Cannon paraqet një vepër që sfidon kufijtë tradicionalë të të kuptuarit dhe nxit lexuesin të reflektojë mbi dimensione të reja të realitetit, ndërgjegjes dhe ekzistencës njerëzore. Përmes dëshmive, analizave dhe rasteve studimore të mbledhura ndër vite, libri ofron një këndvështrim të gjerë dhe provokues, duke i ftuar lexuesit të shohin përtej perceptimit të zakonshëm dhe të hapen ndaj pyetjeve të mëdha që lidhen me universin dhe rolin e njeriut në të.
I përkthyer me kujdes profesional dhe ndjeshmëri artistike nga Jeton Arifi, ky botim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për bibliotekën shqipe, duke e bërë këtë vepër të qasshme për publikun shqiptar dhe duke krijuar mundësi për diskutime, studime dhe reflektime të reja. Libri pritet të jetë një burim frymëzimi për studiuesit, kërkuesit e së panjohurës dhe për çdo lexues që dëshiron të zgjerojë horizontin e dijes dhe të eksplorojë tema që shkojnë përtej kufijve të së zakonshmes.
Këtu mundeni ta shkarkoni:
https://www.indigo.ca/en-ca/kujdestaret-pertej-rrembimit/81c2f5cc-2731-3fa0-be7d-e41f11eba6dd.html




