Universiteti “Haxhi Zeka”, si qendër e dijes e orientuar dhe e profilizuar si institucion kombëtar i arsimit të lartë, shpreh mbështetjen e tij të fuqishme për deklaratat e Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në mbrojtje të vlerave kombëtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Universiteti mbështet fuqishëm platformën qytetare “Liria ka Emër” për organizimin e marshimit paqësor me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt 2026, si shprehje e përkushtimit ndaj parimeve të drejtësisë, dinjitetit dhe respektimit të sakrificës historike.
Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka”, përfshirë Këshillin Drejtues, Rektorin dhe dekanët e të gjitha njësive akademike, rithekson përkushtimin institucional në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar, forcimit të shtetësisë dhe promovimit të kulturës së paqes dhe drejtësisë, transmeton UHZ, përcjell helveticALforum.ch
https://unhz.eu/…/uhz-mbeshtete-vlerat-kombetare…
#UniversitetiHaxhiZeka#UHZ#UÇK#LiriaKaEmer#DrejtesiJoPolitike#VleratKombetare#17Shkurt2026#Shtetesia#Dinjiteti




