Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.
Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit.
Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.
Postim i plotë:
Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara! /BS




