6.1 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Universiteti “Haxhi Zeka” mirëpret anëtarët e rinj të stafit akademik në Fakultetin Juridik

Duhet ti lexosh

Prishtinë – Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, së bashku me Dekanin e Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Petrit Nimani, kanë mirëpritur zyrtarisht anëtarët e rinj të stafit akademik, të cilët tani janë pjesë e stafit të rregullt akademik të universitetit.

Gjatë takimit, udhëheqësit e universitetit theksuan rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve akademike dhe avancimit të cilësisë në procesin mësimor dhe kërkimin shkencor, duke vlerësuar përkushtimin profesional dhe angazhimin e kuadrove të reja.

Në mënyrë të veçantë, mirëseardhje iu dha Prof. Ass. Dr. Florent Azemi dhe Prof. Ass. Dr. Artan Maloku, të cilët pritet të japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e programeve studimore, forcimin e dimensionit shkencor dhe rritjen e standardeve të mësimdhënies në Fakultetin Juridik, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -

Përfshirja e tyre në stafin akademik të rregullt konsiderohet një vlerë e shtuar për Universitetin “Haxhi Zeka”, duke kontribuar në avancimin institucional, zgjerimin e bashkëpunimeve akademike dhe përgatitjen profesionale të studentëve në përputhje me standardet bashkëkohore universitare.

Në përmbyllje të takimit, Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi u dëshiroi profesorëve të rinj një mirëseardhje të ngrohtë dhe sukses në angazhimin e tyre akademik dhe shkencor në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” , transmeton helveticALforum.ch

#UniversitetiHaxhiZeka #FakultetiJuridik #StafiAkademik #MireseardhjeAkademike #CilesiNeArsim #EkselenceAkademike #DrejtesiDheShkence #ZhvillimInstitucional #UniversitetPublik #AngazhimAkademik

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme