2.9 C
Zurich
E diel, 8 Shkurt, 2026
spot_img
spot_img

Vizita në Vatikan, Rama: Ftova Papa Leonin e XIV të vijë në Shqipëri

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përjetimet e tij nga vizita në Vatikan, në episodin e fundit të podcastit “Flasim”. Ai e cilësoi këtë udhëtim si një përvojë të paharrueshme, duke veçuar ndalesën në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, ku ruhet shëmbëlltyra e Shën Mërisë e shkëputur nga muri i kishës së vjetër të Shkodrës në vitin 1467. Rama theksoi se asnjë qeveri shqiptare nuk e kishte vizituar më parë këtë bazilikë, e cila është nën kujdesin e Urdhrit Agustinian.

“Kjo vizitë kishte brenda saj edhe një veçori tjetër të paharrueshme, ndalesën në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, aty ku ruhet shëmbëlltyra e Shën Mërisë, shkëputur nga muri i kishës së vjetër të Shkodrës në vitin 1467. Asnjë qeveri nuk e  kishte shkelur pragun e kësaj bazilike. Bazilika është një destinacion i rëndësishëm nën kujdesjen e Urdhrit Agustinian që është edhe urdhri i Papa Luanit të XIV. Ishte momenti më i bukur i jetës sime. Po ashtu edhe vizita te varri i thjeshtë, por shumë i bukuri Papa Françeskut ishte gjithashtu prekës”, tha ai.

Takimi me Papa Luanin XIV, sipas Ramës, kishte një peshë të veçantë. Ai e përshkroi Papën si një figurë me dritë dhe mirësi të thellë, me të cilin diskutoi për Shqipërinë, rajonin dhe botën. Kryeministri e ftoi Papën të marrë pjesë në festën e madhe të komunitetit katolik për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si mbrojtëse e Shqipërisë nga Papa Luani XIII.

- Reklama -

 “Patjetër që ishte me një peshë të veçantë prezantimi me Papa Luanin XIV, një karakter ndryshe nga ai i Papa Françeskut, por me një dritë dhe mirësi të thellë, me të cilin folëm për Shqipërinë, rajonin, botën dhe e ftova që të jetë i pranishëm në festën e madhe të Komunitetit katolik për 130 vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë nga Papa Luani XIII mbrojtësja e Shqipërisë. Nuk e di a do të jetë e mundur, por ftesa u bë dhe Papa u shpreh shumë i interesuar. Edhe takimi me sekretarinë  shtetit ishte pjesë e vizitës, kënaqësi e veçantë. Një njeri i rrallë, njohës i jashtëzakonshëm i punëve të botës dhe dashamirës i jashtëzakonshëm Shqipërisë”, theksoi Rama, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme