7.9 C
Zurich
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës

Duhet ti lexosh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar dy ankesa zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 31 janar 2026.

Ankesat, siç ka shkruar ai në Facebook lidhen me:

1.Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme;

- Advertisement -

2.Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, i cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 28.12.2025.

Haxhiu ka shkruar se afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë thjesht rekomandime, por garantojnë besueshmërinë e procesit zgjedhor.

“Asnjë vendim administrativ i KQZ, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën. Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës. Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë”, shkroi Haxhiu./BS

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme