1.8 C
Zurich
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Ramush Haradinaj nis vizitë zyrtare në SHBA, fokus marrëdhëniet Kosovë–SHBA dhe anëtarësimi në NATO

Duhet ti lexosh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, ku ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj po qëndron në kryeqytetin amerikan me ftesë për të marrë pjesë në aktivitetin tradicional ndërkombëtar “National Prayer Breakfast” (Lutjet e Mëngjesit), një ngjarje e rëndësishme që mbledh liderë politikë dhe institucionalë nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Haradinaj do të zhvillojë një sërë aktivitetesh zyrtare dhe takimesh me përfaqësues të lartë politikë amerikanë. Sipas njoftimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai do të ketë takime në Kongresin Amerikan dhe në institucione të tjera të rëndësishme në Washington, ndërsa është paraparë që të mbajë edhe një fjalim në Capitol Hill.

- Advertisement -

Në qendër të këtyre takimeve pritet të jenë partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, forcimi i marrëdhënieve bilaterale, si dhe çështjet e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimi transatlantik. Theks i veçantë do t’i kushtohet edhe aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Vizita e Haradinajt në SHBA vlerësohet si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për thellimin e marrëdhënieve me aleatin kryesor të Kosovës dhe për avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, transmeton rtk, përcjell helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme