Bullgaria shënon rikthimin e saj zyrtar në Eurovision Song Contest pas një mungese 4-vjeçare, duke u bërë sërish pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më prestigjioze muzikore në Europë. Në kuadër të përzgjedhjes së përfaqësuesit/es për ESC 2026, më 31 janar 2026, Televizioni Kombëtar Bullgar organizoi spektaklin kombëtar për zgjedhjen e fituesit që do të mbajë flamurin bullgar në skenën europiane të këtij kompeticioni.
Ky event i rëndësishëm artistik u shoqërua edhe me pjesëmarrje ndërkombëtare, ku i ftuar special nga Shqipëria ishte fituesi i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH dhe njëkohësisht përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2026, Alis. Në një atmosferë të mbushur me emocione, duartrokitje dhe entuziazëm nga publiku bullgar, Alis realizoi debutimin e këngës “Nan”, duke u pritur me reagime mjaft pozitive dhe duke konfirmuar edhe një herë forcën e muzikës shqiptare në skenat europiane.
Pjesëmarrja e artistit shqiptar në këtë spektakël përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm promovimi për këngën shqiptare në prag të Eurovision 2026, por edhe një tjetër hap domethënës në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe artistik mes radiotelevizioneve publike europiane, transmeton rtsh.




