1.7 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Restaurimi i filmave shqiptarë

Duhet ti lexosh

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vijon punën për restaurimin digjital të veprave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ku tha se po restaurohet për herë të parë filmi me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” (1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani.

Procesi përfshin skanimin digjital të kopjes origjinale, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe rikthimin e cilësisë vizuale sa më pranë versionit origjinal, duke ruajtur autenticitetin e veprës.

Ministri Gonxhja thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kinematografike për brezat e ardhshëm.

“Mirëmëngjes nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ku vijon puna për restaurimin digjital të veprave kinematografike shqiptare. Aktualisht po restaurohet për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj” (1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani. Procesi i restaurimit përfshin skanimin digjital të materialit filmik origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale sa më afër versionit origjinal, duke respektuar parimet profesionale të ruajtjes së autenticitetit të veprës”, shkruan Gonxhja në Facebook

Ky proces rikthen klasiket e kinemasë shqiptare dhe i ofron publikut mundësinë t’i shohë filmat e dikurshëm me cilësi të lartë vizuale, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme