2.5 C
Zurich
Friday, January 30, 2026
spot_img
spot_img

Berisha: Me 10 shkurt në ora 17:00, ftoj shqiptarët për t’i dhënë leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

Duhet ti lexosh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi ditën se kur do të mbahet protesta e dytë kombëtara para kryeministrisë për këtë vit.

“Të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 17:00 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën” tha Berisha duke ftuar  të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, t’i japin, “leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet”. Berisha theksoi se vetëm revolta dhe qëndrimi i qytetarëve kundër padrejtësisë, korrupsionit dhe varfërimit mund ta shpëtojnë Shqipërinë dhe të hapin rrugën për një qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.

Deklarata e plotë:

Qytetarë dhe qytetare!

Çdo përpjekje, përveç se përpjekjeve tuaja janë humbje kohe.

Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë ndaj vjedhjes, ndaj narkoshtetit, ndaj varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet të shpëtojë, dhe do të shpëtojë Shqipërinë.  Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij, shëtit si i vdekuri me të gjallin me Lubi Ballukun, për t’u thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët, për t’i ofenduar ata dhe më shumë se ofendim, se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkis dhe se mos mendoni kurrë se drejtësia apo ligji janë për Ramën apo Lubinë, por janë vetëm për ata që duan këta të dy.

Ka qenë dhe është bindja ime më e prerë, se është vetëm sovrani, gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të largohen një minutë e më parë nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike, zgjedhje të ndershme. 

Në Tiranë, dhe kudo në Europë dhe botë, 24 janari është i gjallë çdo ditë. Çka do të thotë, qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë dhe kudo, miqtë e shqiptarëve, presin protestën, revoltën dhe vetëm revoltën e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën.

Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera. Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme