2.2 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

Shqipëria pret mini-turneun paraeliminator të Kupës së Botës në Futsall

Duhet ti lexosh

Në muajin prill 2026, Kombëtarja shqiptare e futsallit do të luajë turneun paraeliminator të vlefshme për Kupën e Botës në Futsall, ku Shqipëria është pjesë e Grupit E dhe do të përballet me Letoninë, Qipron dhe San Marinon. Turneu paraeliminator do të zhvillohet nga data 9 deri më 12 prill 2026 dhe Federata e Futbollit ka fituar të drejtën për të organizuar këtë mini-turne në Shqipëri.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Një lajm shumë pozitiv për Kombëtaren shqiptare, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, e cila do të ketë pranë mbështetjen e tifozëve për të tentuar kualifikimin në raundin kryesor. Për të arritur këtë objektiv, mjafton që Shqipëria të renditet në dy vendet e para të grupit.

Ndeshjet e para të grupit në Parkun Olimpik “Feti Borova” do të luhen më 9 prill.

Takimet e dyta janë programuar më 10 prill, ndërsa ndeshjet e treta dhe të fundit do të zhvillohen më 12 prill, transmeton Bsot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme