3.6 C
Zurich
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

UHZ hyn në fazë vendimtare të reformimit akademik: Turizmi, hoteleria dhe mjedisi në fokus strategjik

Duhet ti lexosh

Angazhimi i strukturave menaxheriale të Universiteti Haxhi Zeka, në koordinim të plotë me menaxhmentin dhe stafin akademik të Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit Hotelerisë dhe Mjedisit, po shënon një fazë të re dhe vendimtare në procesin e profilizimit institucional të universitetit. Ky orientim strategjik synon që ky fakultet të pozicionohet si prijës akademik në fushën e turizmit, hotelerisë dhe mjedisit, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe më gjerë.

Fakulteti ndodhet aktualisht në fazën përfundimtare të rishikimit të ofertës së tij programore, proces i ndërtuar mbi analizën e nevojave reale të tregut të punës në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, një nga sektorët më me potencial zhvillimor për Kosovën. Ky rishikim shkon përtej ndryshimeve formale dhe reflekton një qasje analitike që adreson transformimet strukturore të industrisë turistike, standardet bashkëkohore të shërbimeve dhe kërkesën për kompetenca profesionale të avancuara.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet harmonizimit të programeve studimore me nivelet e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, duke siguruar koherencë ndërmjet cikleve të studimit, rritje të punësueshmërisë së të diplomuarve dhe krahasueshmëri me praktikat evropiane të arsimit të lartë.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces ka edhe Universiteti Dimëror – UNIVIN, tashmë një traditë e konsoliduar akademike, i cili ka shërbyer si platformë ndërdisiplinare për ndërlidhjen e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke e forcuar profilin inovativ të këtij fakulteti.

Paralelisht, janë duke u përgatitur dokumente analitike dhe strategjike që mbështesin këtë transformim me të dhëna dhe orientime të qarta zhvillimore. Vullneti dhe angazhimi i personelit akademik dhe administrativ në të gjitha nivelet përbëjnë një garanci të fortë se ky proces është i qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Përputhja ndërmjet vizionit menaxherial, kapaciteteve akademike dhe nevojave të tregut krijon bazën që Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit të shndërrohet në një nga segmentet kyçe të modelit Universitar 4.0 të Universitetit “Haxhi Zeka”, duke u afirmuar jo vetëm si njësi akademike, por si aktor strategjik i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, transmeton UHZ, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme