1.9 C
Zurich
Monday, January 26, 2026
spot_img
spot_img

870 mijë franga zvicerane të tubuara brenda një nate për Xhaminë e Cyrihut

Duhet ti lexosh

Një sukses i jashtëzakonshëm u shënua në manifestimin e organizuar nga Xhamia e Cyrihut me rastin e blerjes së hapësirave shtesë për nevojat e saj. Brenda një nate të vetme, besimtarët dhe pjesëmarrësit arritën të tubojnë plot 870 mijë franga zvicerane, një dëshmi e fuqishme e solidaritetit dhe përkushtimit të komunitetit.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga një besimtar anonim, i cili dhuroi 100 mijë franga, duke prekur zemrat e të pranishmëve dhe duke i dhënë manifestimit një dimension të veçantë human dhe shpirtëror. Përveç kësaj dhurate madhore, shumë besimtarë të tjerë kontribuuan me shuma të konsiderueshme, nga qindra deri në dhjetëra mijëra franga.

Manifestimi u zbukurua nga një pjesëmarrje madhështore e xhematit – burra, gra dhe fëmijë – si dhe nga prania e shumë përfaqësuesve të institucioneve fetare dhe shoqërore, përfshirë KMSHZ, VIOZ, FIDS, BIK, BIPBM dhe BFI. I pranishëm ishte edhe Reis-ul-ulema h. Shaqir ef. Fetahu, si dhe personalitete të njohura si artisti Basri Lushtaku, hoxha Ardijan Sejdiu, hfz. Aziz Alili, Egzon Ibrahimi, shumë imamë që veprojnë në Zvicër dhe figura të tjera të respektuara të komunitetit.

Merita të veçanta i takojnë moderatorit të palodhur Bekim ef. Alimi, i cili me profesionalizëm dhe energji kontribuoi në mbarëvajtjen e këtij manifestimi të suksesshëm.

Urime të përzemërta për Xhaminë e Cyrihut, kryesinë e saj dhe hafizin e nderuar Nebi Rexhepi, për këtë arritje madhore që dëshmon unitetin, besimin dhe vizionin e komunitetit mysliman në Zvicër, njofton Xhamia e Regensdorfit, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme