5.9 C
Zurich
Monday, January 26, 2026
spot_img
spot_img

“Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt”, Vengu: Serbia është e mirëpritur

Duhet ti lexosh

Ministri Pirro Vengu ka zbuluar detaje nga marrëveshja trepalëshe në fushën e Mbrojtjes, mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke thënë se të tre shtetet kanë nevoja të përbashkëta për rritjen e sigurisë.

Vengu u përgjigj lidhur me reagimin e Serbisë ndaj kësaj marrëveshjeje, të cilën Beogradi zyrtar e cilësoi si agresion ushtarak, duke theksuar se marrëveshja nuk është kundër askujt, madje Serbia është ftuar të jetë pjesë e saj.

“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë pse jo, që Serbia nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit, është e rëndësishme, atëherë pse jo edhe Serbia t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Nuk kam marrë përgjigje për këtë ftesë.

Ajo që mund të them është se Shqipëria, Kosova, Kroacia, kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, apo akademik-arsimor, të bashkëpunojnë. Me Kosovën kemi një dakordësi për sa i përket prodhimit të mjeteve të blinduara. Kjo vjen për dy arsye. E para sepse lexojmë kërcënimet dhe rreziqet në rajon në mënyrë të njëmendtë. E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë të marrin leje për sa i përket kësaj pjese, e treta mikpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten. Është një partneritet i hapur, por nuk jemi në situatat e garancive të mbrojtjes. Ne kemi arkitekturën tonë të sigurisë kolektive, por kemi vënë re që të tria vendet kanë nevoja të ngjashme, për sa i përket rritjes së kapaciteteve. Janë në një marrëveshje për të marrë secila më të mirën nga tjetra për sa i përket industrisë ushtarake. Kroacia është vend lider në Europë pë rsa i përket dronëve të vegjël ushtarakë. Sikundër edhe ne synojmë që në kuadër të mjeteve të blinduara të krijojmë një epërsi dhe pse jo edhe të nisim të eksportojmë”, vijoi Vengu, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme