BallinaSportiKOK prezanton ekipin olimpik të Kosovës për Milano Cortina 2026

KOK prezanton ekipin olimpik të Kosovës për Milano Cortina 2026

-

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbajë sot një konferencë për media me rastin e prezantimit zyrtar të ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Konferenca do të zhvillohet në ambientet e KOK-ut, duke filluar nga ora 11:00, ku do të shpalosen emrat e sportistëve të përzgjedhur, objektivat e delegacionit kosovar si dhe përgatitjet e bëra për pjesëmarrje në këtë ngjarje madhore sportive.

Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 do të mbahen nga 6 deri më 22 shkurt 2026, në qytetet Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë, duke mbledhur atletë nga e gjithë bota në disiplinat kryesore të sporteve dimërore. Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm për sportin kosovar dhe një mundësi të re për paraqitje dhe afirmim në arenën ndërkombëtare, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Eksperti britanik i udhëtimeve rekomandon Shqipërinë: Plazhe si në Maldive dhe...

0
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë, falë plazheve me ujëra të kristalta, peizazheve natyrore dhe kostos më të përballueshme...