Kapiteni Xherdan Shaqiri ishte figura kryesore e ndeshjes, duke shkëlqyer me tre gola të shënuar dhe një asistim.
Ylli nga Kosova ishte i pandalshëm për mbrojtjen vendase, duke e ndihmuar Baselin të kthehen me fitore nga udhëtimi, 4:3 ndaj Zurich-ut, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit zviceran.
Stadiumi “Letzigrund” në Zurich ishte arenë e një spektakli të vërtetë, me shumë kthesa në rezultat: 1:0, 2:1, 2:3, 3:3 e 3:4.
Shaqiri realizoi golin e parë të Baselit në minutën e 11-të, duke e hutuar portierin vendas për barazimin 1:1.
Në minutën e 45+3 ai shënoi sërish për 2:2, ndërsa në minutën e 51-të asistoi te goli i tretë, të cilin e realizoi Otele për epërsinë 2:3.
Shaqiri shënoi het-trik në minutën e 90+4 e për fitoren e Baselit me rezultat 3:4.
Për Zurich-un golat i shënuan Phaeton (1’), Keny (43’ – nga penalltia) dhe Roverson (64’).
Në golin e parë të Zurichut, asistues ishte Bledian Krasniqi.
Për Baselin, nga minuta e parë u paraqitën kapiteni Xherdan Shaqiri, Dion Kaçurri dhe Albian Ajeti, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 68-të.
Te Zurich-u, titullar ishte edhe Bledian Krasniqi, i cili u largua nga loja në minutën e 55-të.
Në fund të pjesës së parë (44’) Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë.
Shaqiri ka arritur në shifrën e 9-të golave këtë edicion për Baselin.
Pas këtij barazimi, Baseli renditet në pozitën e katërt me 36 pikë, 11-të më shumë se Zurich-u që ndodhet në vendin e tetë të tabelës. / K. Goca/ BS




