1.9 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Ukraina, Rusia dhe SHBA-të nisin sot bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi

Duhet ti lexosh

Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë këtë të premte bisedime trepalëshe në Abu Dhabi, duke shënuar herën e parë që përfaqësuesit e të tre vendeve ulen së bashku që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022.

Takimi u konfirmua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas bisedimeve të zhvilluara në Kremlin mes presidentit rus Vladimir Putin, të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump. Këshilltari diplomatik i Kremlinit, Yuri Ushakov, deklaroi për mediat se bisedimet ishin “të dobishme në çdo aspekt”, duke shtuar se ishte rënë dakord që takimi i parë i një grupi pune trepalësh për çështjet e sigurisë të mbahej në Abu Dhabi.

Detajet e plota të takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë bërë publike, ndërsa nuk është ende e qartë nëse delegacionet ruse dhe ukrainase do të kenë takime ballë për ballë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet pritet të zgjasin dy ditë.

Steve Witkoff, Jared Kushner dhe delegacioni amerikan janë planifikuar të takohen me një delegacion rus të kryesuar nga gjenerali Igor Kostyukov, drejtor i agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU.

Administrata Trump ka shtuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, me të dërguarit amerikanë që kanë zhvilluar një sërë negociatash mes Kievit dhe Moskës. Megjithatë, disa zyrtarë dhe analistë kanë shprehur shqetësime se Ukraina mund të detyrohet të pranojë kushte të pafavorshme. Presidenti amerikan deklaroi të mërkurën se Putin dhe Zelensky do të ishin “budallenj” nëse nuk bashkëpunojnë për të arritur një marrëveshje.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Witkoff tha se një çështje madhore mbetet ende e pazgjidhur në negociata, pa dhënë detaje.

Nga ana e tij, Zelensky theksoi se statusi i territoreve lindore të pushtuara nga Rusia mbetet një nga pikat më të ndjeshme, por shtoi se propozimet për paqe janë “pothuajse gati”. Rusia ka kërkuar që Ukraina të dorëzojë rreth 20% të territorit të rajonit lindor të Donetskut, kërkesë e refuzuar nga Kievi, i cili ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga tokat e mbrojtura që nga viti 2022.

Gjithashtu, Moska kërkon që Ukraina të braktisë ambicien për t’u anëtarësuar në NATO dhe kundërshton çdo prani të trupave të Aleancës në territorin ukrainas pas një marrëveshjeje paqej, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme