0.1 C
Zurich
Monday, January 19, 2026
spot_img
spot_img

Bashkëpunim i ri bujqësor mes RMV-së dhe Gjermanisë gjatë Javës së Gjelbër në Berlin

Duhet ti lexosh

Berlin, 19 janar 2026 – Në kuadër të vizitës zyrtare të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Cvetan Tripunovski, me rastin e Javës së Gjelbër në Berlin, Klubi i Biznesit Gjermani – Maqedoni e Veriut (DNMBC), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, organizoi një takim pune me gastronomë nga Maqedonia e Veriut që veprojnë në Berlin.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për promovimin, tregtimin dhe shitjen e produkteve bujqësore dhe ushqimore maqedonase në tregun gjerman. U theksua rëndësia e krijimit të partneriteteve të reja dhe rritjes së pranisë së produkteve cilësore nga Maqedonia e Veriut në Gjermani, një treg me potencial të madh për eksport.

Klubi i Biznesit Gjermani – Maqedoni e Veriut u angazhua aktivisht për të ndërmjetësuar bashkëpunime të reja, duke vlerësuar se produktet bujqësore dhe ushqimore nga Maqedonia e Veriut meritojnë të jenë më të përfaqësuara në tregun gjerman. Në këtë diskutim, DNMBC u përfaqësua nga z. Dragan Ilievski. Po ashtu, Presidenti i DNMBC-së, z. Gafar Vejseli, së bashku me zëvendëspresidentët z. Ziber Seljami dhe z. Dragan Ilievski, priti Ministrin Tripunovski në ambientet e klubit.

Në këtë takim u diskutuan konkretisht hapat e ardhshëm për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet DNMBC-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, me synim mbështetjen e prodhuesve dhe eksportuesve maqedonas në tregjet evropiane, transmeton helveticALforum.com

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme