BallinaAtdheuNgritja e aktakuzës për masakrën e Jasharajve, çështje muajsh

Ngritja e aktakuzës për masakrën e Jasharajve, çështje muajsh

-

Edhe pak muaj pritet të ngrihet aktakuza për një nga masakrat më të mëdha në vend, atë ndaj familjes Jashari. Prokurori Special dhe udhëheqësi i Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, Ilir Morina, e ka konfirmuar këtë për RTK-në. “Me aq sa jam në dijeni për punën që po bën prokurori i rastit, shumë shpejt, është çështje muajsh. Do të mundohemi që sa më shpejt të paraqesim një rast në gjykatë”, nënvizoi ai.

Morina u shpreh se puna në këtë çështje është avancuar.

“Ne jemi duke punuar në të gjitha masakrat më të mëdha që janë identifikuar deri më tani, duke përfshirë edhe atë ndaj familjes Jashari. Kemi avancuar hetimet në disa raste, përfshirë burgun e Dubravës, Krushën e Vogël dhe masakra të tjera”, tha ai./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% në vitin...

0
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.4% për Shqipërinë gjatë vitit 2026, ndërsa perspektiva për periudhën 2027–2028 paraqitet pozitive. Sipas raportit, ekonomia shqiptare po...