Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se fokusi i tij kryesor nuk janë trofetë, por përmirësimi dhe rritja e skuadrës. Në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës së Ligës ndaj Newcastle, Guardiola ka theksuar se sezoni i kaluar, ku City ka mbetur pa trofe të mëdhenj, ka qenë pasojë e lojës jo të mirë të ekipit. Sipas tij, fitimi i trofeve pa performancë të mirë nuk sjell kënaqësi reale, ndërsa procesi i ndërtimit të skuadrës dhe përmirësimi nga ndeshja në ndeshje janë më të rëndësishme.
Guardiola ka shtuar se lavdërimet për titujt zgjasin pak, ndërsa puna dhe përparimi janë thelbi i profesionit të trajnerit.
Manchester City aktualisht ndodhet gjashtë pikë prapa liderit Arsenal në kampionat, ndërsa kërkon finalen e radhës në Kupën e Ligës./BS




