BallinaSportiEl Clasico: Barcelona dhe Real Madridi përballen sonte në finalen e madhe...

El Clasico: Barcelona dhe Real Madridi përballen sonte në finalen e madhe në Xheda

-

Futbollistët e Barcelonës dhe Real Madridit do të ndeshen sonte në stadiumin King Abdullah në Xheda, këtë herë në finalen e Superkupës së Spanjës.

Rivalët më të mëdhenj të futbollit spanjoll do të luftojnë për trofeun e tretë më të rëndësishëm në vend, pas titullit të La Ligës dhe Kupës së Mbretit, ndërsa tifozët presin një tjetër spektakël nën drejtimin e tyre.

Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë në formë të mirë. Barcelona ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Real Madrid ka regjistruar pesë fitore radhazi.

Katalanasit arritën finalen pas një triumfi të madh 5-0 ndaj Atleticos së Bilbaos në gjysmëfinale, ndërsa Reali mposhti rivalin e qytetit, Atletico Madrid, me rezultatin 2-1.

Ky do të jetë El Clasico i dytë i sezonit, pasi të dyja ekipet janë takuar një herë më parë në La Liga, ku Reali triumfoi 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Në historinë e El Clasicos, janë luajtur gjithsej 262 ndeshje zyrtare: Real Madridi ka regjistruar 106 fitore, Barcelona 104, dhe 52 përballje kanë përfunduar barazim.

Sfida e sontme do të fillojë në ora 20:00 me orën lokale. /BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova me meritë mposht Irlandën, Muriqi vulos fitoren në “Fadil Vokrri”

0
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Republikës së Irlandës, në kuadër të xhiros së parë të Ligës B të Kombeve, grupit 3. Vedat...