1.7 C
Zurich
Thursday, January 8, 2026
spot_img
spot_img

Pezullohet procesi mësimor në të gjitha shkollat në Durrës

Duhet ti lexosh

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë që procesi mësimor të pezullohet në të gjitha shkollat. Në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar edhe në disa çerdhe e kopshte.

Mësohet se mësimi është pezulluar në kopshtet “Sotir Noka”,  “Met Hasa”, “Neim Babameto”, “Durrësi i Ri”, “Fidanishtja”, çerdhja nr.1 dhe konvikti “Beqir Çela”.

Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura.

Rrugët problematike janë: “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa”, “Marta Buda”, “Jahja Ballhysa”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia”, “Vaso Pasha”,“Jeta Re”, “Vllazërimi”, “Jezerca”, “Azem Hajdari”, “Mbreti Pirro” dhe rruga “Enkelejve”

Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme