1.7 C
Zurich
Thursday, January 8, 2026
spot_img
spot_img

Dy libra të rinj nga bashkautorët Dashnim Hebibi dhe Florim Useini promovohen më 17 janar

Duhet ti lexosh

Zürich, 06 janar 2026 – Viti 2025 është përmbyllur me sukses në fushën e botimeve letrare me publikimin e një libri të ri nga bashkautorët PhD Dashnim Hebibi dhe Florim Useini, ndërsa viti i ri nis po ashtu me një tjetër projekt letrar të realizuar nga i njëjti bashkëpunim krijues.

Të dy librat janë botuar nga shtëpia botuese “Libri Im”, nën kujdesin profesional të editorit Berat Thaçi, redaktorit dhe lektorit Jeton Arifi, si dhe redaktorit teknik Xhavit Thaçi. Ekipi redaktues ka luajtur një rol të rëndësishëm në përgatitjen cilësore të botimeve, duke garantuar standarde të larta profesionale në çdo fazë të procesit editorial. Bashkautorët shprehin falënderime të veçanta për sponsorët, mbështetja e të cilëve ka qenë thelbësore për realizimin dhe përfundimin e këtij projekti të veçantë kulturor, i cili synon të pasurojë më tej fondin e librit shqip dhe të kontribuojë në jetën letrare dhe kulturore.

Promovimi zyrtar i dy librave do të mbahet më 17 janar (e shtunë). Detajet lidhur me vendin dhe orarin e aktivitetit do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ngjarja do të shoqërohet me një program të pasur kulturo-artistik dhe me pjesëmarrjen e mysafirëve të veçantë nga fusha e artit dhe letërsisë.

Titulli i librit të ri, si dhe surpriza të tjera për publikun, do të zbulohen në ditën e promovimit, më 17 janar, transmeton helveticALforum.ch. Ky aktivitet pritet të jetë një moment i rëndësishëm për promovimin e krijimtarisë letrare bashkëkohore dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autorëve. 

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme