Jemi bashkë edhe në këto orë të vështira me shtetin mik, të cilin e quajmë me zemër atdheun tonë të dytë.
Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”. Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.
Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë.
Lutjet tona më të thella shkojnë për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë. Në këto momente të rënda dhimbjeje, fjalët janë të pakta, por zemrat tona janë pranë jush.
Të lënduarve u urojmë shumë forcë, shërim të shpejtë dhe kurajo për të përballuar këtë sfidë. Për ata që ndërruan jetë, dritë shpirti në përjetësi — kujtimi i tyre do të jetojë përgjithmonë. Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.
Zvicër, jemi me ju.
Redaksia e helveticALforum.ch




