Një nga datat më interesante dhe që do të mbahet mend gjatë padyshim është 2 prill i vitit që e lamë pas. Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, u ngrit Flamuri i Kosovës, ku shkaktoi zemërim të serbët.
Kuzhina e Beogradit reagoi me shpejtësi duke e hequr Flamurin e Republikës së Kosovës ku shkaktoi skandal të madh para syve të UEFA-së, ku mbahej Kongresi. Kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ishte afër flamurit të Kosovës duke bërë edhe fotografi. Nga ana tjetër, Federata e Futbollit e Serbisë reagoi përmes një komunikate si pula pa kokë.
“Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd.
Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhej mes të tjera në këtë komunikatë të turpit nga Federata serbe e futbollit../K.Goca/BS




