-0.2 C
Zurich
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Atalanta me Beratin dhe Interi përballen për titullin

Duhet ti lexosh

Atalanta dhe Interi përballen sonte në një nga ndeshjet më të forta të xhiros së 17-të të Serie A, në një duel që zhvillohet në Bergamo me fillim nga ora 20:45. Interi i Cristian Chivu udhëton me objektiv të qartë, duke u mbështetur në formën e mirë të dyshes Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez, ndërsa Atalanta kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës, pavarësisht mungesave të rëndësishme.

Skuadra vendase nuk mund të llogarisë në disa emra si Lookman, Bellanova dhe Kossounou, por rikthimi i Berat Djimsitit forcon repartin defensiv. Në fazën ofensive, pritet që Pasalic të mbështesë De Ketelaere dhe Scamaccën. Në anën tjetër, Interi vjen pa disa mungesa në mbrojtje, por kthimi i Hakan Calhanoglu në mesfushë pritet t’i japë ekuilibër dhe kreativitet lojës, krahas Barellës dhe Mkhitaryanit.

Ndeshja pritet të jetë vendimtare për garën në krye të tabelës, ndërsa përballja direkte mes dy skuadrave në formë e bën këtë duel një nga më të ndjekurit e fundjavës në futbollin italian.

Këto janë formacionet e mundshme:

Atalanta (3-4-2-1): Carnesecchi; Djimsiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Zalewski; De Ketelaere, Pasalic; Scamacca.

Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./BSot

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme