-0.3 C
Zurich
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Mbape-Belingam-Vinicius, trinomi që nuk po funksionon te Reali

Duhet ti lexosh

Vinicius po kalon një periudhë të vështirë që e ka distancuar atë më shumë se zakonisht nga Mbape te Reali i Madridit. Për ta vënë në perspektivë, anësori shënoi 35 gola në vitin 2024, më shumë se dyfishi i numrit të Mbapesë, dhe sezonin e kaluar, pavarësisht një rënieje në formë në vitin 2025, ai e mbylli me 22 gola dhe 19 asiste në 58 ndeshje, ndërsa në sezonin 2023-24 ai shënoi 24 gola dhe 11 asiste në 39 ndeshje.

Dhe Vini tani ka kaluar 17 ndeshje dhe 1334 minuta pa shënuar. Sa i përket Belingam, ishte e parashikueshme që ai nuk do të ruante nivelin e shënimit të golave të sezonit të tij të parë. Pa Benzemanë, Ançeloti e afroi atë më shumë në zonën e penalltisë dhe ai pati një nisje të shkëlqyer.

Sezonin e kaluar, gjithashtu për shkak të dëmtimit në shpatull që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale, filluan problemet e tij. Dhe Çabi, megjithëse lojtari është rikuperuar, nuk ka qenë në gjendje të nxjerrë më të mirën nga Xhud. Edhe pse anglezi humbi katër ndeshjet e para të ligës për shkak të këtij dëmtimi, ai nuk e shënoi golin e tij të parë deri më 22 tetor kundër Juventusit, dhe pak më vonë, ai hapi llogarinë e tij në ligë kundër Barcelonës.

Kundër Sevijes në ndeshjen e fundit, ai rizbuloi aftësinë e tij për të shënuar, por numri i tij këtë sezon është pesë gola dhe katër asiste në 20 ndeshje. I vetmi që ka funksionuar është Mbape. Deri më tani këtë sezon, francezi ka shënuar gjysmën e golave të Real Madridit në ligë (18 për nga 36 gjithsej të ekipit), por kjo përqindje tejkalon 50% kur merret parasysh Liga e Kampionëve, ku Kilian kryeson listën e golashënuesve të kompeticionit me 9 nga 13 golat e Madridit.

Në këtë fazë të sezonit, as Kristiano Ronaldo, i cili mbante rekordin nuk kishte arritur 50% të golave të ekipit. Megjithatë, Kilianit nuk i pëlqen të flasë për varësinë e skuadrës prej tij. ” Mendoj se kjo është e pakuptimtë. Por nuk dua të të tregoj mungesë respekti, thjesht dua të them se është një pyetje e keqe. Secili ka punën e vet në ekip dhe e imja është të shënoj gola” – ka folur me modestinë karakteristike ai, transmeton panorama.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme