3.6 C
Zurich
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

(00:18) Pritje të gjata në kufijtë me Serbinë, fluks i shtuar i mërgimtarëve drejt atdheut

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

HelvetiCAlforum ka siguruar informacione nga lexuesit tanë se në pikat kufitare Hungari–Serbi dhe Kroaci–Serbi po regjistrohen pritje të gjata, që tejkalojnë tre orë. Sipas bashkatdhetarëve që kanë raportuar nga terreni, në kufirin hungarez dalja është dukshëm më e ngadalshme, ndërsa në atë kroat qarkullimi është disi më i shpejtë, por gjithsesi me vonesa të konsiderueshme.

Gjendja e trafikut brenda Serbisë paraqitet gjithashtu problematike. Disa rrugë janë në proces punimesh, çka kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve. Veçanërisht në orët e para të ditës, në disa zona është raportuar edhe prani e mjegullës, duke e vështirësuar më tej lëvizjen.

Sot, e shtunë, pritet që fluksi i bashkatdhetarëve të rritet edhe më shumë. Sipas informacioneve tona nga Cyrihu, vetëm drejt Maqedonisë janë nisur mbi tetë autobusë të kompanive të ndryshme. Përveç tyre, janë në qarkullim edhe disa linja autobusësh nga Kosova, si dhe një linjë drejt Luginës së Preshevës.

Megjithë pritjet dhe vështirësitë, u urojmë të gjithë bashkatdhetarëve udhëtim të mbarë, të qetë dhe të sigurt. Me pritjet jemi mësuar, e sapo të mbërrijmë në atdhe, ato harrohen. Pushime të mbara për të gjithë! / HelveticALforum.ch ( Foto aktuale)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme