Me përkushtim të lartë profesional dhe seriozitet akademik, Prof. Dr. Petrit Hajdari zhvilloi sot një ligjëratë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, duke dëshmuar edhe një herë rolin e tij të rëndësishëm në avancimin e arsimit universitar në Kosovë
I njohur për korrektësi, profesionalizëm dhe përvojë të gjatë pune me studentët, Prof. Hajdari gëzon respekt dhe autoritet jo vetëm brenda stafit akademik të universitetit, por edhe më gjerë, në rajonin e Pejës, në nivel vendi dhe në mërgatë. Prania dhe angazhimi i tij në procesin mësimor përfaqësojnë një model të përkushtimit akademik dhe etikës profesionale.
Gjatë ligjëratës së sotme, Prof. Hajdari theksoi motivimin e lartë të studentëve të Fakultetit Juridik, duke vënë në pah dëshirën e tyre për studim, avancim dhe përgatitje profesionale. Sipas tij, ky angazhim i vazhdueshëm i studentëve është dëshmi e qartë se Fakulteti Juridik është shndërruar në një nga fakultetet më stabile dhe më profesionale në tërë Kosovën.

“Energjia dhe serioziteti që po shohim tek studentët tregojnë se jemi në rrugën e duhur drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm akademik,” u shpreh Prof. Hajdari, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes stafit dhe studentëve në ngritjen e cilësisë së arsimit, transmeton helveticALforum.ch
Ligjërata e sotme u vlerësua pozitivisht nga studentët, të cilët e konsideruan si frymëzuese dhe motivuese për rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon kështu të dëshmojë se me kuadro të përgatitura dhe vizion të qartë, arsimi i lartë në Kosovë mund të arrijë standarde të larta cilësie dhe besueshmërie, transmeton helveticALforum.ch




