BallinaAtdheuSeanca për zgjedhjen e ministrave të rinj, Sali dhe Hoxha është caktuar...

Seanca për zgjedhjen e ministrave të rinj, Sali dhe Hoxha është caktuar për 24 dhjetor

-

Seanca parlamentare për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave të rinj u caktua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për 24 dhjetor. Së pari, do të pasojë shkarkimi i Ministrit për Çështjet Evropiane Orhan Murtezani, dhe më pas deputetët do të votojnë për zgjedhjen e zv. kryeministrit të parë, Ministrit për Çështjet Evropiane, Bekim Sali nga partia Alternativa, dhe Ministrit të Mjedisit, Muhamed Hoxha nga Lëvizja Demokratike, të dy nga koalicioni VLEN. Zgjedhja e ministrave të rinj vjen pas zgjedhjeve lokale, pasi zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, u bë kryetar i komunës së Çairit.

Pas zgjedhjes së ministrave të rinj, dhe siç njoftoi Kryeministri Hristijan Mickoski, një rikonstruim i madh i Qeverisë do të pasojë në pranverë, pasi kreu i OBRM-PDUKM bëri ndryshime në parti pas kongresit të partisë të mbajtur më 6 dhjetor. /BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nata e pestë e protestave në Prishtinë

0
PRISHTINË – Për të pestën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara...