8 C
Zurich
Sunday, December 7, 2025
spot_img
spot_img

KQZ nuk e shtyn afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Duhet ti lexosh

Kjo fundjavë duket mjaft e ngjeshur për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi po afrojnë zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Mbledhja e sotme e KQZ-së është thirrur për të vazhduar përgatitjet për procesin zgjedhor. Si në shumë mbledhje të tjera, edhe kësaj here janë shfaqur mospajtime mes anëtarëve, gjë që detyroi kryesuesin Kreshnik Radoniqi të bëjë një pauzë gjysmë-orëshe. Anëtarët nga radhët e subjekteve ish-opozitare (PDK, LDK, AAK) dhe nga Lëvizja Vetëvendosje u përplasën për mënyrën e trajtimit të votimit përmes postës për votuesit jashtë Kosovës.

Draftvendimi i diskutuar kishte dy pjesë kryesore. Pjesa e parë përshkruante të gjitha afatet e dërgimit të pakove me fletëvotime në adresë të votuesve jashtë Kosovës. Pjesa e dytë parashihte një opsion rezervë: në rast të dështimit të dërgimit me postë, votuesit mund të aplikojnë dhe të shkarkojnë fletëvotimet përmes platformës elektronike të KQZ-së. Disa anëtarë kundërshtuan këtë opsion, duke argumentuar se ai supozon dështimin e procesit me postë, ndërsa përfaqësuesit e Vetëvendosjes mbështetën përfshirjen e tij si plan të dytë. Sipas afateve të KQZ-së, votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës do të fillojë më 12 dhjetor.

Propozimi i përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta shtyrë afatin e regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës dhe mundësinë e ndryshimit të vendvotimit të votuesve brenda Kosovës deri nesër në ora 16:00, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit nuk kaloi. Si rrjedhojë, afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora dhe mundësia për ndryshimin e vendvotimit përfundon sonte në ora 00:00. Deri tani, ka pasur afro 80 mijë aplikime për votim nga diaspora e rreth 15 mijë kërkesa për ndryshimin e qendrave të votimit.

Ndryshe, KQZ ndryshoi vendimin për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, i cili do të mbahet një ditë më herët se sa ishte planifikuar, pra më 7 dhjetor në ora 14:00.

Nis mbledhja e KQZ-së, diskutohet për votat e diasporës

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur mbledhjen dhe janë duke diskutuar për votat që do të vijnë nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ata po diskutojnë për opsionet dhe afatet e veprimeve për votimin me postë, ku si çështje po shtrohet mënyra e paketimit të votave me zarf dhe ardhjes së tyre me postë apo versioni i platformës digjitale, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme