1.9 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Mësim klinik në të Drejtën Familjare- përvoja praktike nga Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale-Tetovë

Duhet ti lexosh

Studentët e Fakultetit Juridik patën mundësinë të ndjekin një mësim klinik tejet përmbajtësor në lëndën E Drejta Familjare, mbajtur nga përfaqësueset e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Tetovë- pedagogia Olivera Zmejkovska-Dimitrovska dhe psikologia Salihe Abdija.

Ligjërueset sollën një pasqyrë të gjerë të punës së tyre profesionale, duke trajtuar tema shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për praktikën familjare, si:

rregullimi i kontakteve dhe takimeve të drejtpërdrejta të prindit që nuk e fiton kujdestarinë pas shkurorëzimit, si dhe sfidat procedurale dhe emocionale që shoqërojnë këto raste;

vendosja e fëmijëve pa përkujdesje prindërore nën kujdestari, duke theksuar ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e çdo rasti individual;

proceset e adoptimit dhe hapat e shumtë institucionalë që kërkojnë kujdes, profesionalizëm dhe energji të madhe njerëzore;

mbështetja për fëmijët në situata të cenueshme: fëmijët e rrugës, viktimat e trafikimit, fëmijët që kanë nevojë për strehim të menjëhershëm ose për vendosje në familje kujdestare;

sfidat me realizimin e të drejtës për alimentacion, rastet konfliktuoze dhe rëndësinë e institucioneve në garantimin e të drejtave të fëmijës.

Të ftuarat theksuan se çdo rast ka ndjeshmërinë e vet, kërkon kohë, përkushtim, vëmendje dhe bashkëpunim ndërinstitucional, gjithmonë duke u udhëhequr nga parimi themelor: mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës.

Studentët e mirëpritën këtë sesion me interes të veçantë. Diskutimet, pyetjet dhe shembujt praktikë krijuan urë lidhëse të rëndësishme mes teorisë së të drejtës familjare dhe realitetit të punës sociale në terren.

Fakulteti Juridik, vazhdon të promovojë qasjen klinike dhe bashkëpunimet profesionale, duke synuar formimin e juristëve të ardhshëm me kompetenca të plota teorike dhe praktike, transmeton UEJL. / HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme