1.8 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç

Duhet ti lexosh

Në ditën Botërore të ndërgjegjësimit ndaj HIV/AIDS, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat lidhur më këtë sëmundje në vendin tonë.

Sipas ISHP-së, në vitin 2025 janë diagnostikuar 125 raste të reja të HIV-it në Shqipëri. Numri total i rasteve të raportuara që nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1973 raste, me një prevalencë kombëtare prej 0.08% dhe incidencë 5.3 raste për 100,000 banorë.

Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se grupmosha më e prekur është 35–44 vjeç (27.8%) ose mosha më aktive dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa më pak të prekur janë fëmijët 0–15 vjeç (2.9%) dhe personat mbi 65 vjeç (2.8%).

Sa i përket gjinisë, meshkujt përbëjnë 73% të të gjitha rasteve të raportuara deri më sot, ndërsa femrat përbëjnë 27% të rasteve. Vetëm gjatë vitit 2025, nga 125 rastet e reja, 98 janë meshkuj dhe 27 femra, duke e bërë raportin meshkuj–femra 3.5 : 1.

Rrugët kryesore të transmetimit mbeten ato seksuale, me 72.6% të rasteve heteroseksuale. Transmetimi nga nëna te fëmija përbën 2.4% të rasteve, ndërsa transmetimi përmes gjakut dhe përdorimit të drogave me injektim është minimal (0.6% secili).

Në Ditën Botërore të AIDS-it, e cila mbahet më 1 dhjetor, mjekët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe angazhimit të të gjithë aktorëve për të arritur objektivin e eliminimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.

Sipas të dhënave globale, HIV-i ka marrë rreth 44.1 milionë jetë deri më sot, duke mbetur një sfidë serioze për shëndetin publik në nivel ndërkombëtar, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme