1.8 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Dita Botërore e HIV/AIDS – Kryetarja e Shoqatës së Pacientëve: Stigma mbetet sfida më e madhe në Shqipëri

Duhet ti lexosh

Më 1 Dhjetor, në kuadër të Ditës Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1 ishte e ftuar Olimbi Hoxha, kryetarja e Shoqatës së Pacientëve me HIV/AIDS, e cila ngriti shqetësime të rëndësishme mbi situatën aktuale të sëmundjes në vend.

Hoxha bëri të ditur se edhe për vitin 2025 është shënuar rritje e rasteve të reja të diagnostikuara me HIV, ndërsa rreth 60% e personave paraqiten shumë vonë për të marrë trajtimin e nevojshëm. Ajo theksoi se këtë vit janë evidentuar raste të fëmijëve të infektuar përmes transmetimit vertikal, ndërsa shërbimet për popullatat e riskut kanë mbetur pa financim.

Në Shqipëri edhe për vitin 2025 kemi një rritje të rasteve te reja te diagnostikuara. Vazhdojmë të kemi tendencën e diagnozës së vonë rreth 60% e rasteve paraqiten shumë vonë për të marrë terapinë. Këtë vit kemi fëmijë të infektuar nga transmetimi vertikal dhe ajo që është karakteristike për këtë vit është zero financim për popullatat e riskut dhe për shërbimet për personat që janë me HIV. Krahas terapisë që është pjesa esenciale e trajtimit e një diagnoze me HIV pjesa e mbështetjes psiko-sociale është ajo që nevojitet më shumë ku diskriminimi është shumë i lartë ndaj një diagnoze te tillë”, u shpreh Olimbi Hoxha.

Sipas saj, sfida më e madhe mbetet stigmatizimi. Hoxha rikujtoi se sot HIV konsiderohet një sëmundje kronike dhe personat që marrin terapi dhe arrijnë nivel të padetektueshëm nuk e transmetojnë virusin.

Ajo që është e rëndësishme që të theksohet është se personat HIV pozitiv ku 9 nga 10 persona nuk e kanë ndarë statusin e tyre as me të afërmit, familjarët apo kolegët gjë që do të thotë që se niveli i stigmës është shumë i lartë. Jetojmë në një histori ku vazhdojmë ta stigmatizojmë HIV-in, pavarësisht se sot me qasjet e reja të kërkimit shkencor HIV konsiderohet si një sëmundje kronike. Personat jetojnë në mënyrë të shëndetshme duke marrë terapi. Duhet të theksojmë se personat që futen në terapi në momentin që janë të padetektueshëm ata nuk janë infektues për të tjerët. Por përpos trajtimit si parandalim duhet të kujdesemi edhe për pjesën e profilaksisë para ekspozimit dhe pas ekspozimit”, tha ajo.

Ajo nënvizoi rëndësinë e profilaksisë para dhe pas ekspozimit, si dhe faktin se shumë të rinj infektohen që në marrëdhënien e parë për shkak të mungesës së informacionit ose mos përdorimit të masave mbrojtëse.

Është e rëndësishme që të hapet kjo si temë pasi sot kemi të rinj që infektohen që në marrëdhënien e parë. Do të thotë se shkalla e informacionit është shumë e ulët ose masat e mbrojtjes nuk i përdorin. Sot është më mirë të parandalosh se të trajtosh. Medikamentet në Shqipëri janë falas dhe ofrohen nga shteti shqiptar dhe mbështetja ka filluar që në vitin 2004. Mesazhi im sot është se të testohesh nuk është turp por testimi është përgjegjshmëri për shëndetin tënd dhe për shëndetin e partnerëve seksual”, theksoi Hoxha, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme