NGA: BEQIR SINA, NEW YORK CITY
Në Staten Island të Nju Jorkut, komuniteti shqiptar ka festuar me madhështi 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në kuadër të Javës së Flamurit Kuq e Zi. Për herë të parë, Shoqata Atdhetare Dibra e njohur edhe si Dibra Community Organization ka organizuar aktivitetin më të madh të dedikuar fëmijëve, duke mbledhur qindra familje në një festë të paharrueshme që thekson trashëgiminë kulturore shqiptare.
Ngjarja, e titulluar “Kids Albanian Independence Day Party”, u zhvillua në Grand Oaks Country Club, por sipas burimeve lokale, një pjesë e madhe e festimeve u mbajt në Old Bermuda Inn, ku sallat u mbushën me buzëqeshje, tinguj muzike shqiptare dhe veshje tradicionale të mrekullueshme.
Organizatorët, duke përfshirë presidentin e shoqatës Dibra Hakim Budzaku, Albana Qoku, Dibran Begu dhe Arber Greva, raportojnë për një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.
Ata thonë se kan qenë rreth 300 fëmijë dhe prindër që u bashkuan për të kremtuar këtë moment historik. Në faqen e tyre zyrtare (dibra.org) dhe në rrjetet sociale, Shoqata Atdhetare Dibra ka postuar fotografi dhe video që tregojnë entuziazmin e pjesëmarrësve.
Fëmijët, veshur me kostume tradicionale kuq e zi, kërcyen në ritmet e valleve shqiptare, ndërsa prindërit e tyre ndanë histori rreth Pavarësisë së 28 Nëntorit 1912.
“Kjo festë nuk është thjesht një event, por një urë që lidh brezat me rrënjët tona”, shkruan shoqata në njoftimin e saj, duke theksuar rolin e saj si ankorë kulturore për familjet shqiptaro-amerikane që nga themelimi në 1996.
Shoqata Atdhetare Dibra ka shprehur një falënderim të përzemërt për të gjithë pjesëmarrësit, sponsorët dhe vullnetarët që e bënë këtë ditë kaq të veçantë. “Ju të gjithë jeni heronjtë e vërtetë të kësaj feste”, thuhet në mesazhin e tyre, duke ftuar komunitetin për evente të tjera.
Kjo javë festive nuk u kufizua vetëm te fëmijët. Në bashkëpunim me shoqata të tjera shqiptare dhe aktivistë të dalluar, Shoqata Atdhetare Dibra hijeshoi rrugët e qytetit me flamuj kuq e zi me shqiponjë dykrereshe, krahas flamurit amerikan.
Shoqata Atdhetare Dibra ka faleminderuar të gjithë ata që morën pjesë në ngritjen e flamujve në Hylan Blvd ! : Një traditë që planifikojmë ta ruajmë për një kohë të gjatë. Falënderime të veçanta për kompanine Protect_services_inc_ dhe Amgcroofing që sollën furgonët e tyre! Falënderime të veçanta për të gjithë vullnetarët!SHAD
“Faleminderit Belul Qoku dhe Familjes Qoku që gjithmonë bëni çmos ta bëni këtë aktivitete të paharrueshme”, shkruan presidentii shoqatës Dibra Hakim Budzaku.
Këto simbole patriotike valëvitën nëpër lagjet e Staten Island-it, bukevardin Hylan Blv duke rikujtuar sakrificat e paraardhësve dhe forcën e komunitetit shqiptar në SHBA.
Themeluar si një organizatë jofitimprurëse, Shoqata Atdhetare Dibra fokusohet në ruajtjen e kulturës, vlerave dhe trashëgimisë dibrane, duke ofruar platforma për evente, iniciativa sociale dhe programe kulturore.
Këtë vit, festimet e Pavarësisë nxorën në pah unitetin dhe krenarinë e këtij komunitetit, duke premtuar një të ardhme të ndritur për brezat e rinj.
Ky event inaugural për fëmijët dhe zbukurimi ivbulevardit “Hylan Bukevard”shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të identitetit shqiptar në Amerikë, duke u bërë model për komunitete të tjera. /BS




