3.4 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Ahmeti shpalos shtatoren e heroit kombëtar Skenderbeu në Garanë të Kërçovës

Duhet ti lexosh

Në një atmosferë festime sot në fshatin Garanë të komunës së Kërçovës është shpalosur shtatorja e heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu nga ana e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Inetgrim, Ali Ahmeti. Shpalosja e kësaj shtatore vjen pikërisht në ditën e flamurit më 28 Nëntor mu në 113 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë. Falë përkushtimit të Ahmetit kjo është shtatorja e dytë pas asaj në Shkup e cila i dha edhe emrin sheshit në Shkup si sheshi Skenderbe, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.

Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj. Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë, transmeton opentv.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit