Drita e Gjilani ka bërë një hap të madh drejt fazës tjetër të Conferences Leagues në futboll. Drita, kampion i Kosovës, e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijen e Tetovës.
Derbi shqiptar në kuadër të xhiros së katërt në Conference League.
Atmosferë e bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mbi 5 mijë shikues. “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijes, krijuan atmosferë madhështore me koreografitë që shpalosën në stadium. Shkëndija kohë pas kohe ishte e rrezikshme përmes Besart Ibraimit e Liridon Latifit, por portieri i Dritës Faton Maloku në nivelin e lartë të detyrës.
Në minutën e 20-t, futbollisti Arb Manaj, më zgjuarsinë e tij brenda 16-shit, nga afërsia goditi topin dukë lënë të shtangur mbrojtjen dhe portierin e kuqezinjve, 1:0.
Në minutën e 90+3 Almir Ajzeraj i Dritës pati rast ideal, por portieri i Shkëndijes ia mohoi golin.
Drita tani renditet në vend të tetë me 8 pikë e Shkëndija në të 25-tin e me 4 sosh. Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, del ballalrt, ndërsa Jeton Beqiri i Shkëndijes, ishin të pafat.
Sfidën e radhës (11 dhjetor) Drita ndeshet me Az Alkmaar dh Shkëndija me Sllovanin e Bratisllavës, transmeton BS.




