Pjesë nga intervista
Intervistë ekskluzive me pasardhësin e Ismail Qemalit, një studiues që prej dekadash jeton e vepron në Itali, një personalitet i dashur e i respektuar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga italianët dhe gjithë ata që e njohin. Pavarësisht angazhimeve të shumta, ai nuk na harroi – dhe na dhuroi një bisedë të gjatë, të thellë dhe prekëse.
Më 28 Nëntor do ta merrni të plotë.
Sot, ndajmë vetëm një copëz emocionesh…
Pjesë nga intervista:
“Muaji i nëntorit për mua nuk është thjesht një periudhë festive. Është një ndjenjë që më kthen në fëmijërinë time, te tregimet që dëgjoja për udhëtimin e stërgjyshit tim, Ismail Qemalit, drejt Vlorës. Ai udhëtim nuk solli vetëm ngritjen e flamurit, por riktheu dinjitetin e një kombi që për shekuj kishte ëndërruar lirinë.
Kudo që kanë jetuar shqiptarët, 28 Nëntori ka qenë dita e bashkimit, dita e krenarisë, dita kur zemrat rrahin me një ritëm.”

Në këtë 113-vjetor të Pavarësisë, ai përcjell edhe një urim të thellë:
“Urimi im është që shqiptarët një ditë të jenë një shtet i vetëm, ashtu siç janë një komb i vetëm. Të ecim me vlerat tona më të mira, përkrah Europës, aty ku kemi synuar të jemi që në zanafillat e shtetit tonë.”
Mos harroni:
Nesër në ditën e flamurit, në HelveticALForum.ch, do ta keni të plotë këtë intervistë kaq speciale.
Në foto: Dr. Sc. Dashnim Hebibi, autori i intervistës gjatë bisedës me z. Darling Vlora në Itali.




