-1 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Asim Vokshi betohet në Presidencë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Duhet ti lexosh

Gjyqtari Asim Vokshi është betuar në Presidencë para kreut të shtetit Bajram Begaj, si anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë më 30 tetor.

E pranishme në ceremoni ka qenë dhe Holta Zaçaj, manati i së cilën në krye të Kushtetueses ka përfunduar që më 10 mars. Zaçaj do të zëvendësohet në detyrë nga gjyqtari Asim Vokshi.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do i qëndroj kurdoherë besnik kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Betohem!”, ka deklaruar Vokshi.

Në Mbledhjen e Posaçme të gjyqtarëve, 6 pjesëmarrës votuan për kandidatin Asim Vokshi, kandidatja Naureda Llagami mori 8 vota dhe Florian Ballhysa nuk mori asnjë votë.  Megjithëse asnjë prej tre kandidatëve nuk mori 3/5 e votave të nevojshme për t’u shpallur fitues, Asim Vokshi u zgjodh automatikisht, pasi rezultoi me pikët më të larta se kolegët e tjerë pas fazës së intervistimit të kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kujtojmë se interpretimi i mandatit të gjyqtares Zaçaj çoi në përplasje mes Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Kryegjyqtarja u emërua në janar të vitit 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha. Duke qenë se emërimi i saj përfshihej në skemën për ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet me nga tre anëtarë, sipas Gjykatës së Lartë, mandati i Zaçajt përfundonte më 10 mars të vitit 2025 dhe mbarimi i mandatit duhet të ishte deklaruar më 10 dhjetor 2024.

Duke qenë që një veprim i tillë nuk u ndërmor, Gjykata e Lartë shpalli vakancën për postin e Zaçajt më 11 dhjetor, vendim që u konsiderua si shkelje nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Zaçajt ajo ishte zgjedhur në detyrë me mandat 9-vjeçar dhe jo në vend të ish-kryetares Vitore Tusha, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit