Ftesë
Të dashur bashkatdhetarë,
Ansambli TROJET ju fton në një mbrëmje të veçantë kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë. Në të njëjtën ditë hapet edhe ekspozita personale e artistes Valbona Gashi me titullin “Gjurmët në Medalion”. Të dy aktivitetet mbahen në Hotel Zentrum Töss në Winterthur.
Dyert hapen në ora 18:30.
Hapja e ekspozitës bëhet në ora 18:45.
Programi artistik fillon në ora 19:30.
Mbrëmjen e madhështojnë mysafirët dhe artistët tanë.
Kori i grave “Lyra” nga Cyrihu vjen me një paraqitje të veçantë. Programin e pasurojnë këngëtaret dhe këngëtarët:
Motrat Luljeta dhe Drita Fetahu
Vëllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuqi
Marisa Murtezi
Melisa Tafili
Eliza Zeqiri
Me ne do të jetë edhe Baca Shaqë, lahutisti ynë, i cili sjell këngë kreshnike me lahutë dhe e sjell atmosferën e malësisë në skenë. Zëri i tij dhe tingulli i lahutës janë pjesë e identitetit tonë.
Mbrëmjen e udhëheq Sherife Zeqiri.
Pjesa teknike, tingulli dhe muzika mbulohen nga Liridon Pervorfi.

Ju mirëpresim me respekt që ta festojmë së bashku këtë ditë të rëndësishme, me këngë, valle dhe art që na bashkon, njoftoj Ansambli Trojet. Sponsor medial HelveticALforum.ch




