2.1 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Ansambli “TROJET” shkëlqen në mbrëmjen festive dhe fton bashkatdhetarët në koncertin e tyre

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Ndërsa dita e koncertit madhor të 29 Nëntorit në Winterthur po afrohet, Ansambli “TROJET” vazhdon të jetë aktiv dhe i pandalshëm në skenat shqiptare të Zvicrës. Helveticalforum.ch ka mësuar se ansambli nga Winterthuri ishte pjesë e një mbrëmjeje festive të organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në mërgim, me rastin e Ditës së Alfabetit dhe Ditës së Flamurit.

Atmosfera e krijuar ishte e paharrueshme: e mbushur me emocion, traditë dhe krenari kombëtare. Valltarët e ansamblit “TROJET” sollën para publikut valle dhe këngë të përgatitura me shumë përkushtim, duke reflektuar vlerat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Performanca u prit me duartrokitje të ngrohta dhe mbështetje të madhe nga të pranishmit, çka dëshmon edhe njëherë respektin dhe vlerësimin që publiku ka për punën e tyre artistike.

Ansambli “TROJET” shpreh mirënjohjen e thellë ndaj organizatorëve të mbrëmjes për ftesën dhe mikpritjen, si dhe ndaj prindërve dhe anëtarëve të ansamblit për përkushtimin e tyre të pandërprerë.

Në të njëjtën kohë, ansambli fton të gjithë adhuruesit e kulturës dhe artit shqiptar të marrin pjesë në koncertin madhor të 29 Nëntorit, që do të mbahet në Zentrum Töss në Winterthur. Premtohet një mbrëmje e mbushur me atmosferë festive, emocione dhe program të pasur artistik. Mirupafshim më 29 Nëntor!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit