-2.1 C
Zurich
Saturday, November 22, 2025
spot_img
spot_img

Instituti Shkencor Helvetic i Evropës Juglindore uron 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqiptar

Duhet ti lexosh

Instituti Shkencor Helvetic i Evropës Juglindore, me qendër në Cyrih të Zvicrës, uron të gjithë shqiptarët kudo që janë 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit, këtë ditë të madhe mbarëkombëtare që shënon një nga momentet më vendimtare të historisë sonë.

22 Nëntori 1908 lidhet me Kongresin e Manastirit, ku delegatë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën për të vendosur alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe. Ky akt nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kombëtar, sepse në një kohë të vështirë ai bashkoi shqiptarët pavarësisht dallimeve rajonale, fetare apo politike. Vendimi për të pasur një alfabet unik e shpëtoi gjuhën shqipe nga rreziku i përçarjes dhe i humbjes së identitetit.

Kjo ditë na kujton se gjuha është pasuria jonë më e madhe, themeli i kulturës dhe i vetëdijes kombëtare. Detyra jonë sot është ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm me dashuri e përgjegjësi, që shqipja të vazhdojë të mbetet e fortë dhe krenare kudo ku jetojnë shqiptarët.

Me respekt,

Dr.sc. Dashnim Hebibi

President i Institutit Shkencor Helvetic të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit