0.2 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Pacolli: Pa vlera nuk ka progres – rruga jonë drejt suksesit fillon nga karakteri

Duhet ti lexosh

Ish-presidenti i Kosovës dhe filantropi i njohur, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një mesazh frymëzues në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e vlerave morale dhe profesionale në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Pacolli ka theksuar se modestia, respekti për të tjerët, këmbëngulja, durimi, ndjenja e përgjegjësisë, kreativiteti dhe aftësia për të krijuar marrëdhënie të shëndosha janë themeli i rrugës drejt arritjeve të mëdha. Sipas tij, profesionalizmi dhe kujdesi për idetë që kanë ardhur në kohën e duhur janë po ashtu elemente kyçe në çdo proces zhvillimi.

“Këto vlera përfaqësojnë bazën e suksesit tonë dhe janë shtylla kryesore e misionit që udhëheq punën dhe të ardhmen tonë,” shkroi Pacolli ndër të tjera, duke nënvizuar se parimet e tilla jo vetëm e udhëheqin atë personalisht, por janë edhe themel i filozofisë së tij të punës dhe filantropisë.

Mesazhi i Pacollit ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit e tij, të cilët shpesh e vlerësojnë për qasjen e tij humanitare dhe kontributin në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, transmeton HelveticALforum.ch .

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit