1.5 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

UEJL mirëpriti delegacionin ndërkombëtar në ngjarjen për forcimin e reziliencës shoqërore ndaj dezinformimit

Duhet ti lexosh

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) sot mirëpriti një delegacion të rëndësishëm ndërkombëtar në kuadër të ngjarjes “Përdorimi i kornizave me burime të hapura për forcimin e reziliencës shoqërore ndaj dezinformimit”, e organizuar nga Klasteri për Edukim Mediatik dhe Hulumtim të Dezinformimit pranë Institutit Maks van der Shtul (MVDSI), në bashkëpunim me Ambasadën e Lituanisë në Maqedoninë e Veriut, Delegacionin e BE-së dhe Europe House.

Vizita filloi me pritjen zyrtare në UEJL, ku Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me Prof. Dr. Besa Arifi, Këshilltare për Komunitetin dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prof. Dr. Veli Kreci, Drejtor i Institutit Maks van der Shtul, pritën Ambasadoren e Ngarkuar në Detyrë, Shefe e Zyrës në Shkup të Ambasadës së Lituanisë, znj. Vilma Dambrauskienė, e cila shoqërohej nga Lukas Andriukaitis, bashkëpunëtor jorezident në DFRLab të Këshillit Atlantik; Scambiato Licciardi Luciano, udhëheqës i ekipit për media dhe komunikim në Delegacionin e BE-së; si dhe përfaqësues të tjerë nga Delegacioni i BE-së dhe Europe House.

Gjatë takimit u shqyrtuan sfidat në rritje që lidhen me manipulimin e qëllimshëm informativ, rëndësia e përfshirjes akademike dhe mundësitë për bashkëpunim në forcimin e reziliencës demokratike.

Programi vazhdoi me ligjëratën “Dezinformimi dhe rezilienca shoqërore – Analizë me burime të hapura”. Sesioni u hap nga Prof. Dr. Veli Kreci, i cili theksoi rëndësinë e edukimit mediatik për studentët dhe hulumtuesit, si dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e dezinformimit. Ambasadorja Vilma Dambrauskienė vazhdoi me një fjalë hyrëse mbi reziliencën shoqërore dhe përgjegjësinë e përbashkët të institucioneve për t’u përballur me ndikimet e huaja dhe të brendshme.

Ligjëruesi kryesor, Lukas Andriukaitis, bashkëpunëtor jorezident në Digital Forensic Research Lab (DFRLab) në Këshillin Atlantik, mbajti një masterclass mbi inteligjencën me burime të hapura (OSINT). Para studentëve të fakulteteve të ndryshme të UEJL-së, ai demonstroi mënyrat se si analizohen provat digjitale për të zbuluar manipulime, për të verifikuar informacione dhe për të identifikuar fushata të koordinuara dezinformuese, duke përdorur shembuj real.

Ngjarja u përmbyll me një punëtori interaktive OSINT, ku Andriukaitis udhëhoqi një ushtrim skenarik që simulonte mënyrën se si përhapet dezinformimi online. Studentët analizuan qarkullimin e narrativave të rreme dhe ushtruan përdorimin e mjeteve analitike për t’i kundërshtuar ato.

Aktiviteti i sotëm rikonfirmoi angazhimin e UEJL-së për promovimin e edukimit mediatik dhe forcimin e reziliencës demokratike përmes arsimit, hulumtimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. UEJL shpreh mirënjohjen ndaj Ambasadës së Lituanisë, Delegacionit të BE-së, Europe House dhe ekspertëve pjesëmarrës, dhe pret me interes vazhdimin e iniciativave të përbashkëta që mbështesin mendimin kritik dhe reziliencën shoqërore në rajon, njofton UEJL, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit