2.1 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

Dëbora mbërrin në Zvicër: reshje të reja dhe temperatura të ulëta në ditët në vijim

Duhet ti lexosh

“Dimri mbërrin në fushë: reshje të reja dëbore dhe temperatura nën zero në prag të fundjavës”. Pas javësh me temperatura të buta, dimri ka dhënë më në fund shenjat e tij të para edhe në pjesë të ulëta të Zvicrës. Gjatë natës së së enjtes, reshjet e para të dëborës kanë mbuluar disa zona të fushëgropës, duke sjellë një mëngjes të bardhë sidomos në Lindjen e vendit. Fotografi të marra nga Wil e St. Gallen tregojnë rrugë dhe çati të veshura me dëborë të freskët, transmeton 20min.ch. Në Wald SG, në rajonin e Neckertal-it, shërbimet e dimrit kanë qenë tashmë të angazhuara intensivisht pasi reshjet e dendura krijuan vështirësi për qarkullimin. Disa shoferë raportuan rrugë të rrëshqitshme, megjithëse të pajisur me goma dimri.

Sipas hartës së dëborës së publikuar nga autoritetet federale, shumë zona në Lindje të Zvicrës, Oberlandin e Cyrihut dhe kantonin e Bernës kanë regjistruar shtresa dëbore rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes, transmeton 20min.ch. MeteoSchweiz njofton se reshjet e dëborës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Kufiri i reshjeve të dëborës qëndron mes 400 dhe 600 metrave, ndërsa në mbrëmje pritet të zbresë deri në zonat më të ulëta. Temperaturat do të luhaten mes 0 dhe 4 gradë Celsius.

Parashikimi për ditët në vijim

Ndonëse dita e premte sjell sërish reshje të lehta, intensiteti i tyre do të shtohet gjatë natës së së premtes. Në fushëgropë mund të bien deri në 5 centimetra dëborë të re, ndërsa përgjatë zonave të paraalpeve priten deri në 20 centimetra.

Fundjava parashikohet të jetë më e kthjellët, me më shumë diell, por netët do të jenë dukshëm më të ftohta. Në natën drejt së dielës temperaturat mund të zbresin lokalisht deri në –8 gradë Celsius.

Dimri ka trokitur zyrtarisht — dhe javët në vazhdim pritet të sjellin edhe më shumë atmosferë festive të sezonit të ftohtë, transmeton 20min.ch.  

( Foto nga Prof.Dr. Xhavit Lipaj/ Andermatt)

Përgatiti D.H

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit